Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur para dy ditësh, në ndeshjen e dy skuadrave italiane në Serie D, Trento- San Xhorxhio Sediko.
Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3:2, por sulmuesi durrsak është përballur me një situatë të pakëndshme. 31-vjeçari është fyer për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioco.
Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia.
Kjo nuk është falur aspak nga Federata, e cila e ka pezulluar menjëherë trajnerin për 4 muaj.
Vetë sulmuesi Aliu ka mbetur i shtangur nga veprimi i trajnerit, pasi vetëm nëj sezon më parë kishin qenë në të njëjtën skuadër, te Adriese.