Paulo Dybala i është shtuar listës së futbollistëve të lënduar te Juventus.
Juventus nuk do të jetë i kompletuar në ndeshjen e ardhshme në Serie A kundër Parmës.
Trajneri Andrea Pirlo ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ballafaqimin e së shtunës mbrëma.
Në listë nuk figuron emri i sulmuesit Paulo Dybala i cili ka pësuar një lëndim në seancën e sotme stërvitore. Po ashtu, në duelin e radhës do të mungojnë edhe Merih Demiral, Giorgio Chiellini e Arthur Melo.
Portierët: Szczesny, Buffon, Pinsoglio
Mbrojtësit: De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Dragusin, Frabotta
Mesfushorët: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski
Sulmuesit: Ronaldo, Morata, Da Graca.