Liga e Serie A ka zyrtarizuar datën e rikuperimit të sfidës Udinese-Atalanta, e vlefshme për javën e 10.
Kjo sfidë u shty për shkak të rreshjeve të dendura të shiut dhe në terrenin e fushës së “Dacia Arena” ishte e pamundur të luhej futboll.
Në komunikatën zyrtare të Liga Seria A, thuhej se kjo sfidë do të zhvillohet, të mërkurën e datës 20 janar 2021 në orën 15:00.
Atalanta po kalon formë të mirë gjatë këtij edicioni.