Një lajm më të hidhur vështirë se mund të marrin tifozët e Milanit këtë fundjavë.
Zlatan Ibrahimovic, që sot zhvilloi stërvitjen e parë të rregullt me grupin që nga muaji nëntor, është lënduar sërish.
Të paktën kështu ka shkruar tabloidi “Sky Sport”, që ka shtuar se Zlatan ka probleme me pulpën, lëndim ky që do ta mbajë atë jashtë fushave të blerta deri në vitin 2021.
Gjatë orëve të mbrëmjes pritet edhe konfirmim zyrtar nga klubi kuq e zi, që me të vërtetë ka çaluar javëve të fundit, gjegjësisht në ndeshjet ku ka munguar suedezi, ndërsa qëndron edhe më tutje në krye të renditjes tabelare në Serie A.