Arsenal i është bashkangjitur listës së klubeve të interesuara për shërbimet e Iscos, raporton “Sport”.
28 vjeçari nuk është më në planet e skuadrës së Real Madridit, dhe është i lejuar që në janar të fillojë bisedimet me cilëndo skuadër që shpreh interesim për të nënshkruar me të.
Spekulohet se Sevilla, Juventus, Everton dhe AC Milan janë po ashtu në garë për Iscon.
Derisa, Arsenali po vazhdon me formën e dobët në Premier Ligë.