Premier League ka votuar përsëri kundër mundësisë për të bërë pesë zëvendësime.
Një lajm që ka befasuar Jurgen Klopp, mes trajnerëve që e ka kërkuar me më ngulm reformën:
“Të gjithë e dinë mendimin tim në lidhje me këtë. Të gjithë e dinë se 10 klube kanë votuar kundër”, ka thënë trajneri i Liverpool.
“Nuk bëhej fjalë për të patur avantazhe, bëhej fjalë vetëm për të ruajtur shëndetin e lojtarëve. Dhe kanë votuar kundër”.
“Praktikisht vetëm ata kanë votuar kundër një gjëje të tillë në të gjithë botën. Nuk e di se cilët kampionate të tjerë kanë vetëm tre zëvendësime. Duhet të ketë një arsye të mirë”.