“Mourinho i ka telefonuar yllit të Real Madrid”

Futboll

“Mourinho i ka telefonuar yllit të Real Madrid”

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 06:49
Jose Mourinho

Jose Mourinho kërkon të kthejë te Tottenham yllin e Real Madrid, Luka Modric.

Kroati, kontrata e të cilit me madrilenët skadon në qershor, mund të ndjekë gareth Bale dhe të kthehet te Spurs muajin e ardhshëm.

Kjo është ajo që ka thënë gazetari i njohur spanjoll Eduardo Inda, i cili ka thënë për El Chirnguito:

“Edhe pse mendoj se Jose Mourinho nuk do ta ketë të lehtë, ai i ka telefonuar një lojtari të Real Madrid”.

“Ai i ka telefonuar Luka Modric dhe e ka pyetur nëse do të donte të kthehej te skuadra angleze”.

“Modric i ka thënë se ka dëshirë ta mbyllë karrierën te Real Madrid”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat