Trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard, ka komentuar në konferencë për shtyp fillimin e aventurës me fanellën e Bluve të gjermanëve Havertz dhe Werner:
“Kai e ka nisur shumë mirë, më pas është goditur nga Covid dhe ka qenë i detyruar të ndalet. Tani të gjithë presin që të tregojë vlerën e kartonit të tij”, ka thënë Lampard për lojtarin e blerë 81 milionë euro nga Bayer Leverkusen verën e kaluar.
“Duhet patur durim, nuk është e lehtë të luash në Premier League dhe shumë kampionë kanë patur vështirësi në të kaluarën”.
“Werner është një sulmues dhe duhet të shënojë me vazhdimësi, por njëkohësisht është e rëndësishme që të mbetet i kthjellët dhe të jetë i fortë në aspektin mendor”.