Mbrojtësi i Milan-it, Davide Calabria, ka folur për Milan TV në lidhje me ecurinë e kuqezinjve në këtë sezon.
“Nuk duhet të shpërqendrohemi nga ajo që mendojnë të tjerët për ne, mendojmë vetëm për vete tonë dhe renditjen”.
“Barazimet me Parma-n dhe Genoa-n? Nuk duhet të na demoralizojnë, janë shumë ditë që zbresim në fushë çdo 3 ditë dhe është normale të kishte pak lodhje”.
“Kundër skuadrës së Maran ka qenë sigurisht ndeshja jonë më e keqe, por të gjithë herët e tjera kemi merituar të fitojmë”.
“Çfarë klubi është Milan-i? Një klub që mendon për të ardhmen me një kujdes të madh ndaj sekorit të moshave”, ka thënë Calabria.