Në një lidhje direkte në platformën “Twitch”, Antonio Cassano, ish sulmuesi i njohur italian që ishte pjesë e Interit dhe Milanit ka folur për mbrojtësin e Juventusit, Matthijas De Ligt.
De Ligt, i cili dy vite më parë u transferua tek “Zonja e Vjetër” nga Ajaxi, po cilësohet si mbrojtësi më i mire në Itali.
“Kur De Ligt erdhi në Itali, unë isha ndër të parët që e “masakrova atë” – u shpreh Cassano.
“Por tani situate ka ndryshuar. Kur shikoj ekipet e mëdha të Evropës, nuk shoh mbrojtës më të mire se ai përveç Sergio Ramosit dhe Rapahel Varanes. De Ligt tashmë është ndër tre mbrojtësit më të mirë në botë” – përfundoi ai.
Kujtojmë se De Ligt sapo është rikthyer nga një operim në krahë dhe pritet të jetë startues në sfidën ndaj Parmas që Juventus e luan këtë fundjavë.