Në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës, në mesditën e sotme do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante.
Ndeshja e mbetur e javës së 12-të mes Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohet sot.
Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani është nikoqir i Gjilanit.
Ballkkani hyn në këtë ndeshje pas humbjes nga FC Prishtina në fundjavën e kaluar dhe kërkon me çdo kusht tri pikë.
Nga ana tjetër, Gjilani në krye me Bylbyl Sokolin kërkon t'i rikthejë rezultatet pozitive në kampin gjilanas.
Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 12:30.
Ballkani - Gjilani 12:30
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Rugji; Thaqi, Sinani, Prekazi, Potoku; Kuq, Bytyqi; Baftiu, E. Krasniqi, Gripshi; Daku. Trajner: Ismet Munishi.
Gjilani: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Fustar, Jackson, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Progni, Nikaç. Trajner: Bylbyl Sokoli.