Agim Nushi është trajner i ri i skuadrës Besa nga St. Gallen i Zvicrës.
“Me shumë kënaqësi dhe entuziazëm ju njoftojmë se FC Besa ka nënshkruar me ish-futbollistin profesionist të BSC Young Boys Bernë dhe FC Wil, si trajner i skuadrës.
Projekti i nisur midis FC Besës dhe Agim Nushit është planifikuar për një kohë të gjatë në mënyrë që gradualisht të festojmë sukseset e dëshiruara.
Ne e mirëpresim ngrohtësisht Agim Nushin në FC Besa dhe i urojmë çdo sukses!”, shkruan mes të tjera në faqen e klubit.
Besa ka synime të mëdha në vazhdim të kampionatit.