Ballkani nga Theranda pëson humbje të rëndë me rezultat 4:0 nga Gjilani, në kuadër të ndeshjes së mbetur të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Ardit Hila është hero i fitores bindëse, duke shënuar het-trik.
Ai ishte i pandalshëm për mbrojtjen e skuadrës vendase.
Kryetrajneri i ri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, me ekipin e tij, e demolojnë Ballkanin në midis të Therandës.
Në minutën e 13-të, Hila realizon pas një gabimit trashanik të portierit Ruxhi. Në minutën e 36-të, Ballkani kërkon penallti por kështu nuk mendon gjyqtari Nuza.
Në fund të pjesës së parë, Hila thellon epërsinë në 0:2.
Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 52-të, sërish skuadra nga Theranda kërkon penallti por sërish Nuza nuk mendon ashtu.
Në minutën e 56-të, Nikaq i jep qetësinë skuadrës së tij, duke e ngritur epërsinë në 0:3. Në mintutën e 80-të, Hila kompleton het-trik-un, thellon fitoren në 0:4.
Ballkani përfundon në vend të dytë me 38 pikë në pjesën vjeshtore, ndërsa Gjilani është i katërti me 29 sosh.
Superliga e Kosovës
Tabela
1. Drita 17 12 4 1 29:12 40
2. Ballkani 18 12 2 4 43:25 38
3. Prishtina 17 9 4 4 25:11 31
4. Gjilani 18 8 5 5 18:16 29
5. Feronikeli 18 5 8 5 22:16 23
6. Arbëria 18 6 3 9 17:20 21
7. Trepça ’89 18 6 3 9 19:27 21
8. Llapi 18 6 2 10 21:23 20
9. Drenica 18 5 4 9 11:25 19
10. Besa 18 1 3 14 13:43 6
Në pranverë, në javën e 19-të takohen: takohen: Trepça '89-Arbëria, Feronikeli-Gjilani, Besa-Ballkani, Prishtina-Drenica dhe Drita-Llapi.