Ballkani u mposhtë thellë nga Gjilani në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Gazeta Olle.
4:0 ishte rezultati përfundimtar me Ardit Hilën që ishte në top-formë dhe realizoi het-trik teksa një gol e realizoi edhe Darko Nikaq.
E pikërisht disa fjalë pas mbarimit të ndeshjes i pati edhe mesfushori i ardhur këtë sezon, Ardit Hila.
“Normalisht nga rëndësia e ndeshjes, jam shumë i lumtur dhe për het-trikun tim të parë në karrierë, por edhe për skuadrën që morëm një rezultat shumë pozitiv.
Është e vërtetë se është fitorja e parë në Suharekë, pasi dje trajneri na tregoi se këtu skuadrat nuk kanë fituar moti. Ishim të përgatitur për të luajtur mirë dhe ja dolëm”
“Si në çdo skuadër kur ka ndryshim trajnerësh ndryshon edhe atmosfera në ekip, besoj se do e marri topin e ndeshjes nëse ma japin. ” – përfundoi futbollisti.