PSG njofton se lëndimi i Neymar në kyçin e këmbës do ta mbajë atë jashtë veprimi për pjesën e mbetur të vitit. Pra, ylli brazilian do të mungojë edhe në duelin kundër Lille.
Një dyshim i vogël kishte mbetur, por u bë i madh këtë të shtunë.
Klubi parizien konfirmoi se për shkak të kaviljes së ndrydhur kundër Lyon (0-1), të dielën, ai humbet edhe transfertën me udhëheqësit e Ligue 1, Lille, këtë të diel në mbrëmje.
Trajneri Thomas Tuchel mbajti shpresa deri në momentin e fundit për ta pasur gati brazilianin, por klubi komunikoi të shtunën për ekzistencën e një kontuzioni kockor, i cili ende kërkon trajtim.
Kthimi i 28-vjeçarit në veprim pritet në janar.
Kjo mungesë iu shtohet atyre të Danilo, Sarabia, Icardi, Diallo dhe Bernat. Marquinhos, megjithatë është i disponueshëm për ndeshjen me Lille.