Futbollisti i Prishtinës para ndeshjes me Dritën: E dua fitoren, e presim fitoren

Futboll

Futbollisti i Prishtinës para ndeshjes me Dritën: E dua fitoren, e presim fitoren

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Dellova

Prishtina nesër zhvillon ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor. Kundërshtar ka liderin e klasifikimit, Dritën. Dallimi në pikë është nëntë dhe fitorja e bardhekaltërve do të ngushtonte këtë epërsi në gjashtë.

"Me fitore, pra, Prishtina do të futej plotësisht në vallen për titull. Futbollistët janë të vetëdijshëm për këtë mundësi të artë dhe nuk duan të lëshojnë rastin.

Optimizmi është i madh në radhët e futbollistëve dhe krejt çfarë duhet është të japin maksimumin dhe të kenë sado pak fat.

Prishtina ka tre mungesa për ndeshjen, Lilajn e Shillovën e lënduar dhe Abazin me kartonë të verdhë", shkruan në faqen e FC Prishtina.

“Fal Zotit ekipi është mirë, e kemi marrë vetën në kohën dhe ndeshjet e fundit.

E dua angazhim maksimal nga gjithsecili lojtar, duke filluar nga vetja ime.

E dua fitoren, e presim fitoren dhe pastaj të shkojmë në pushim të merituar duke i gëzuar edhe tifozët edhe veten tonë.

Nuk e them fare që është ndeshje e lehtë, por kur e kemi mposhtur Ballkanin e që nuk kanë komeditë se sa dallim me Dritën, atëherë me angazhim maksimal do t’ia dalim. Drita është me meritë aty ku është, janë ekip i fortë , por nesër duhet t’i ndalim. Thjesht jam shumë optimist”, ka thënë qendërmbrojtësi 21 vjeç i Prishtinës, Lumbardh Dellova.

Java III (e mbetur)
Prishtina – Drita
E diel, 20 dhjetor – ora: 13.30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat