Një incident i paprecedentë ka ndodhur para startit të sfidës mes Delvinës dhe Albpetrolit (kategoria e dytë shqiptare) e planifikuar të luhej në orën 13:30, por për shkak të goditjes së anësorit.
Nëpërmjet një reagimi në faqen e “Facebook”-ut, klubi delviniot ka shprehur idinjatë për incidentin e ndodhur, duke e cilësuar agresorin si të çmendur.
Reagimi i klubit shqiptar Delvina:
KF Delvina shprehet e indinjuar nga incidenti i ndodhur ditën e sotme në ndeshjen kundër Albpetrolit, për hyrjen në fushë të 1 personi i cili ka godit anësorin pasi është futur në fushë, ndeshja është ndërprerë pas këtij incidenti, nuk mund të goditet 1 qytet i tere 1 ekip i tërë nga 1 njeri qe fundja mund të quhet i çmendur dhe është futur në fushën e sportit kur ndeshja është pa spektatorë.
Kërkojmë vetem drejtesin asgjë më shumë, ekipi qyteti nuk është fajtor për asgjë dhe nuk ka pjesë fare në këtë incident, kërkojmë 1 zgjidhje dhe sqarim sa me të shpejtë të ngjarjes.