Vllaznia u mposht nga Laçi ditën e sotme me rezultatin 1:0, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh se skuadra e tij kishte raste për të shënuar, por ishin pa fat.
Goli i pësuar- Gjithçka mund të ndodhë. Në pjesën e parë kishim mundësinë për të shënuar dhe mund a mbyllnim në avantazh por nuk ia dolëm. Ne e donim avantazhin e Laçit, por nuk dolëm aty ku donim. Ne donim të fitonim, në pjesën e dytë kishim raste, por nuk kishim fatin të shënonim.
Vllaznia për barazim në fusha delikate- Ishim njësoj sa i përket lojës. Ndonjë moment nuk e shfrytëzuam dhe nuk ia dolëm të marrim rezultat.
Ndeshje me dy fytyra- në futboll asgjë nuk mund ta dish më përpara se çfarë do të ndodhë. Megjithatë do të analizojmë atë që ndodhi sot për të rregulluar gjithçka.
Objektivi- Ne nuk kemi një objektiv. Ne do të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe deri tani jemi shumë mirë.
Portieri- Nuk ka qenë faji i vetëm një personi, pasi ne luajmë të gjithë bashkë dhe përgjegjësitë i marrim bashkë.