​Superliga e Shqipërisë, rezultate të papritura në ndeshjet e sotme

Futboll

​Superliga e Shqipërisë, rezultate të papritura në ndeshjet e sotme

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
​Superliga e Shqipërisë

Po zhvillohen sot ndeshjet e xhiros së nëntë të Superligës së Shqipërisë në futboll dhe këto ballafaqime kanë prodhuar disa rezultatet të papritura, sidomos për skuadrat që renditen në kreun e tabelës.

Lideri i tabelës, Vllaznia ka pësuar disfata në ballafaqim me Lacin dhe golin e vetëm për vendasit e realizoi Xhixha në minutën e 89’ të ndeshjes.

Edhe Kukës që renditet në vendin e dytë është mposhtur nga Kastrioti po ashtu me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e realizoi Bardhi në minutën e 17’ të ndeshjes.

Rezultatet tjera ishin këto:

Apolonia Fier – Teuta 0-1

Skenderbeu – Tirana 1-1

Ndërsa nga ora 16:15 do të ballafaqohen Partizani dhe Bylisi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat