Pas sulmuesit të Milan, Zlatan Ibrahimocic, tani duket se edhe Ante Rebic nuk do të mund t’ja dalë të jetë i gatshëm në ndeshjen ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.
Zlatan Ibrahimovic u ankua për dhimbje muskulore gjatë stërvitjes të së shtunës, dhe pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se suedezi nuk do të mund të paraqitet me klubin deri në janar.
Pas këtij lajmi, sipas ‘Gianlucadimarzo.com’, problemet për ‘Rossonerët’ janë shtuar ende.
Edhe sulmuesi tjetër i Milan, Ante Rebic, nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Sassuolos.
Kroati thuhet se ka probleme me shputën e këmbës dhe si pasojë nuk është grumbulluar në ekip.