Arsenal do të përballet me Everton në kuadër të xhiros së 14-të të Premierligës.
Kur klubet shpallën formacionet zyrtare, u pa mungesa e yllit gabonez, Perre-Emerick Aubameyang, gjë që befasoi të gjithë.
Spekulimet nisën se sulmuesi mund t’i ketë prishur raportet me menaxherin, Mikel Arteta, por ishte ky i fundit i cili nuk la të spekulohet fare dhe tregoi arsyen e mungesës së kapitenit.
‘Ai ka një problem të vogël muskulor, ai do të jetë jasht fushave për disa ditë. Nuk e di sa do të zgjasë, duhet të shohim evaluimet mjekësore dhe do të shohim gjendjen për javën e ardhshme’, tha Mikel Arteta.
Sipas spanjollit pas vlerësimit të gjendjes së Aubameyang, ai mund të kthehet sërish në ekip.