Gazeta kombëtare “Bota sot”, para një jave ka shkruar për përforcimin e skuadrës së Feronikelit. Pas një jave Feronikeli konfirmon përforcimin!
“Malazezi, Damir Kojasheviq dhe klubi i Feronikelit kanë arritur marrëveshje.
Kojasheviq me përfaqësuesen e Malit të Zi ka zhvilluar me shumë se 10 ndeshje, ndërsa karrierën e zhvilloj edhe në Poloni të ekipi Jagiellona, në Kazakhistan të FC Astana dhe në Maqedoni ishte te ekipi i Vardarit, ndërsa te
Feronikeli erdhi nga klubi i Sutjeskës së Malit të Zi.
Kojasheviq është i mirë në dy anët e krahut ndërsa pozita e tij e favorshme është ajo në mes mbrapa sulmuesve.
Malazezi vie si përforcimi i parë i afatit kalimtar të janarit te FC Feronikeli, ai do të bashkohet me skuadrën kur futbollistët të kthehen nga pushimi”, njofton Feronikeli.