Të dielën në orën 18:00, Atalanta do të ndeshet me Romën në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.
Vëmendje ka marrë kapiteni i Atalantës, i cili la të kuptohet se situata me klubin nuk është e mirë.
Ai përmes rrjetit të tij social, Instagram, tha se e vërteta do të mirret vesh atëherë kur ai të largohet, duke aluduar se ka probleme që tifozët nuk i dinë.
Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ‘në marrëveshje me klubin’, ka lënë Papu Gomez jashtë skuadrës për duelin ndaj Romës, por Josip Ilicic kthehet.
Argjentinasi u la në stol edhe në ndeshjen kundër Juventus, por u inkuadrua në pjesën e dytë.
‘Trajneri, në marrëveshje me klubin, ka vendosur të mos grumbullojë lojtarin Alejandro Papu Gomez për shkak vendimit teknik’.
Skuadra e Atalantas kundër Romës.
Depaoli, De Roon, Amad Diallo, Djimsiti, Freuler, Gollini, Gosens, Gyabuaa, Hateboer, Ilicic, Lammers, Malinovskyi, Miranchuk, Mojica, Muriel, Palomino, Pessina, Romero, Rossi, Sportioloi, Sutalo , Duvan Zapata.