Trajneri i Bylisit, Vlejko Dovedan, u shfaq i kënaqur për barazimin në transfertë ndaj Partizanit.
Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Gol”, u shpreh shkurtimisht:
“Jam i kënaqur për ndeshjen që bëmë sot, kemi luajtur me skuadrën më të mirë në Shqipëri. Jam i kënaqur. Po shikoj që skuadra sa vjen dhe po ngjitet, mendoj se do të bëhet një skuadër e mirë si ajo që kam pasur.
Merkato?
Problemin e golit e kemi. Mendoj se në merkaton e janarit mund të marrim lojtarë të mirë”, u shpreh Dovedan.