Dinamo e Zagrebit ka arkëtuar tri pikët e radhës në elitën e futbollit kroat, kësaj radhe ndaj Varazdinit në shtëpi.
Për skuadrën nga kryeqyteti kroat u paraqit vetëm 20 minutat e fundit futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati.
Lojtari “dardan” u inkuadrua në minutën e 70-të në vend të bashkëlojtarit të tij, Mario Gavranoviq.
Kujtojmë se për mysafirët u paraqit nga minuta e parë futbollisti shqiptar, Agon Elezi, por që u zëvendësua në minutën e 84-të.
Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi është e parë në tabelë me 33 pikë të tubuara.