Kosova ka përjetuar vitet më të rënda në periudhën 1991-1999, duke u ballafaquar me pushtuesin serb.
Populli shqiptarë në të gjitha sferat ashtu si ka mundur edhe iu është kundërvënë agresorit serb.
Sportistët dhanë provimin sikur luftëtarë të vërtetë, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës.
Mustafa Domi i takon Gjeneratës së Republikës!
Ai në periudhën 1991-1996, ishte futbollist i dalluar, pastaj nga periudha 1997 edhe gjyqtar i futbollit, që referoi deri në vitin 2008.
Familja Domi, familje futbollistëve, krenari e qytetit të Gjakovës dhee Kosovës, dhanë shumë për futbollin e Kosovës, që nga i ndjeri Fatoni (në vitet e 70-ta deri me 22 nëntor të vitit 1987, kur humbi jetë në një aksident komunikacioni), pastaj legjenda Faruku, Ibrahimi, Mustafa, Sokoli etj. që i takojnë periudhës më të vështirë por shumë të lavdishme (1991-1999), duke e sfiduar fuqishëm armikun shekullor, Serbinë.
Mustafa asnjëherë nuk u ndal dhe as nuk u dorëzua për asnjë çmim para kërcënimeve të llojllojshme që i vinin nga sigurimi shtetëror serb, por e kishte vazhduar me krenari rrugën e Republikës.
Mustafa është prej emrave me të respektuar në sportin tonë, si futbollist në vitet e 90-ta dhe pastaj si gjyqtar i guximshëm.
Mustafa së bashku me mijëra sportistë, me atë çka kishin edhe dhanë për të mirën e sportit, duke e mbajtur gjallë atë.
Ai është krenar që me shumë shokë ishte në ballë dhe i rezistuan fuqishëm milicisë serbe. Sot është i qetë, me përkushtim përcjell sportin dhe aq me tepër i lumtur që sot sportistët tanë garojnë në rrafshin ndërkombëtar.