Skuadra e Bayer Leverkusenit pëson humbje në fund dhe humb kryesimin në Bundesliga I.
Në derbin e javës së 13-të, mes Bayerit dhe Bayernit, pas një loje të fortë, përfundon me fitoren e bavarezëve me rezultat 1:2. Kampioni në fuqi arriti në fund fitore në stadiumin "BayArena" në Leverkusen.
Në minutën e 14-të, futbollisti Schick kalon në epërsi vendasit, megjithatë dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Lewandowski, futbollisti m i mirë në botë, barazon rezultatin 1:1.
Në minutën e 90+3, Lewandowski ka shënuar golin e dytë të tij dhe të fitores së Bayern Munihut.
Bayerni merr kryesimin me 30 pikë, duke lënë pas Bayerin me 28, Leipzigun 28, Dortmundin me 22 pikë etj.
Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 17 gola, ka 7 më shumë se Haaland i Dortmundit.