Skuadra e Reims kthehet me një pikë të madhe nga Marseille.
Reprezentuesit e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, me ekipin Reims barazuan me rezultat 1:1 me Marseillen, në kuadër të javës së 16-të të Kampionatit të Francës.
Berisha dhe Zeneli u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 72-të.
Për Reims realizon futbollisti Nagatomo (21’-autogol) dhe për Marseillen Thauvin (45’).
Marseille zë vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa Reims është i 16-ti me 14 sosh.