Futbollisti i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka thyer edhe një rekord tjetër me dy golat e tij në Serinë A kundër Parmës.
Ai është bërë vetëm lojtari i pestë që shënon të paktën 32 gola të Serie A në një vit të vetëm kalendarik, i pari që nga Omar Sivori në 1961.
Ylli i Juventusit shënoi dy gola në fitoren e mbrëmjes së djeshme 4-0 ndaj Parma në Stadio Tardini.
Kjo bëri që ai të thejë edhe një rekord për vitin kalendarik 2020 me 32 gola dhe atij i mbetet ende një lojë tjetër për të luajtur këtë vit.
Ai mund të barazojë numrin e shënuar nga Stefano Nyers në 1951. Rekordi maksimal i përket Felice Borel me 41 gola në vitin kalendarik 1933, i ndjekur nga Gunnar Nordahl me 36 në 1950.
Në mënyre spektakolare, Ronaldo ka arritur shifrën e 32 golave kur luan vetëm 28 ndeshje në Serie A në vitin 2020.