Pas ndeshjes së xhiros së 18-të në LPFMV, stafi teknik u ka dhënë futbollistëve të Shkëndijes nga Tetova, pushim të merituar deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, kur është paraparë starti i fazës përgatitore.
Shkëndija si lidere me 6-të pikë larg rivalëve ka shkuar në pushim dimeror, pas një gjysmësezoni shumë pozitiv në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija në 18-të xhiro kishte efektin më të mirë në ligë, duke regjistruar 11-të fitore, 6 barazime dhe një humbje të vetme xhiron e fundit nga Pelisteri. Se kuqzinjtë dominuan ligën flet dhe fakti se me 36-të gola të shënuar kemi bindshëm sulmin më të mirë në Ligë, ndërsa kemi mbrojten më të mirë deri tani duke pranuar vetëm 12-të gola.
Me zhvillimin e ndeshjes së xhiros së 18-të ekipi mbylli detyrimet profesionale për vitin 2020 dhe stafi teknik menjëherë u ka dhënë futbollistëve pushim të merituar pas një vjeshte të lodhshme dhe të zhvilluar në kushte jo normale shkaku i kufizimeve të shumta shkaku i pandemisë me Covid-19.
Futbollistët do të jenë të lirë deri më 4 janar të vitit 2021, ndërsa më 5 janar është paraparë starti i përgatitjeve dimërore të cilat si zakonisht do të zhvillohen në tre faza.