Olympia, Gloria, Fiumana, Kvarner, Rijeka, klub që u themelua me 25 nëntor të vitit 1906, ka anëtarin e saj të lindur më 10 dhjetor të vitit 1911.
Ai është Barba Josip Krshul dhe është një tifoz i Rijekës, ish marins amerikan, shkruan media kroate “24 sata”.
“Vitin tjetër ne do të festojmë 115 vite të themelimit të klubit”, tha presidenti i Rijekës, Damir Mishkoviq gjatë prezantimit të monografisë së re të klubi.
“Pas një serie hulumtimesh historike, statuti i klubit së shpejti do të korrigjohet dhe do të jetë 25 nëntori i vitit 1906 si datë e themelimit”, shkruan media kroate.
Ky tifoz nuk është vetëm anëtari më i vjetër i gjallë i klubit kroat të futbollit Rijeka, por edhe kroati më i vjetër!
Vitin e kaluar, klubi zyrtarisht i dha atij një librezë të anëtarësisë dhe më pas u transmetua një histori interesante e jetës së kroatëve, tifozëve të Rijekës dhe ish marinsit amerikan nga Iwo Jima - Josip Krshul (109).
Krshul, nuk përdor barna, ende lexon gazeta dhe libra. Në vitin 2012, pas vdekjes së gruas së tij, Milica, Krshul u kthye nga SHBA në Selce të Kroacisë, nga ku ishte largua në vitin 1936.