Dy ditë më parë, Pierluigi Collina u zgjodh gjyqtari më i mirë në histori të futbollit, çmim ky i dhuruar nga ‘Frace Football’.
Italiani, përgjatë karrierës së tij ishte i padiskutueshëm, madje vendimet e tij nuk diskutoheshin fare nga futbollistët dhe trajnerë.
Por, përveç kësaj Collina është gjyqtari i vetëm që imazhi i tij është i publikuar në një kopertinë të një video-loje, pasi zakonisht FIFA dhe PES vendosin futbollist e jo gjyqtarë e as trajnerë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/20/auto_EprDwMkWwAQAQzZ1608465338.jpg)
Kështu, Collina është imazhi i paharruar i “PES2003”.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/20/auto_EprDvMcXUAA_4r31608465335.jpg)