Pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimoviç dhe Ante Rebiç, Milani po vuan shumë ndeshjet e fundit për sulmues dhe drejtuesit kuqezinj po shohin përreth për zëvendësuesin ideal që i ngjason karakteristikave me gjigantin suedez.
Përveç emrave të Milik të Napolit, skuadra kuqezi i ka hedhur sytë edhe tek një tjetër sulmues të Napolit që i skadon kontrata në qershorin e ardhshëm, bëhet fjalë për Fernando Jorenten.
Spanjolli i cili nuk po gjen hapësira me Ivan Xhenaro Gatuzon ka marrë një ofertë nga Sampdoria për një kontratë 6-mujore me opsion rinovimi edhe për një vit.
Por është e qartë që një telefonatë e Milanit do të ndryshonte kartat në tavolinë pasi vetë Jorente do t’a mendonte seriozisht kalimin tek klubi kuqezi.