Torina e cila nuk po këndellet assesi në Serie A, duke luftuar sivjet për ta siguruar ekzistencën, sot nga ora 12:30 si vendas ndeshet me Bolognan dhe pikët në këtë takim janë tejet të rëndësishme për torinezët.
Gjithçka duket gati dhe tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda edhe këtë ndeshje si zakonisht e nis si titullar dhe tashmë duket i pazëvëndësuar në skuadër.
Torino: V Milinkovic-Savic; Izzo, Lyanco, Bremer; Lukic, Gojak, Rincon, Linetty, Rodriguez; Bonazzoli, Belotti
Bologna: Da Costa; De Silvestri, Danilo, Medel, Tomiyasu; Dominguez, Svanberg; Vignato, Soriano, Barrow; Palacio