Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, është paraqitur nga minuta e 72-të apo në 18 minutat e fundit për skuadrën e Brightonit, e cila zhgënjeu me barazim (1:1) kundër Sheffield Utd, në kuadër të javës së 14-të të Premier League.
Futbollisti shqiptar tregon paraqitje të mirë por nuk ia dolën që të fitojnë sfidën përkundër se skuadra e tij ka pasur një futbollist me tepër në fushë plot 50 minuta.
Në minutën e 40-të, Lundstram u përjashtua direkt me karton të kuq.
Bogle në minutën e 63-të shënon për mysafirët, ndërsa Welbeck e shpëton nga humbja Brightonin, duke shënuar në minutën e 87-të.
Brighton renditet në vend të 16-të me 12 pikë dhe Sheffield në fund të renditjes me vetëm 2 pikë apo ka dy barazime dhe 12 humbje.