Leao shkruan historinë në Serie A, askush tjetër si ai!
Goli i Rafael Leaos në sfidën ndaj Sasuolos, ishte realizimi më i shpejtë në historinë e Serisë A italiane.
Realizimi i luzitanit ishte për 7 sekonda, ku sulmuesi 21-vjeçar ka thyer rekordin e ish-lojtarit të Piaçencës Paolo Poxhit i cili shënoi gol në sfidën ndaj Fiorentinës që ishte 8 sekonda në ndeshjen e kampionatit më 2 dhjetor 2001.
Ky është goli më i shpejt, që befason të gjithë botën sportive.