Trajneri i St. Paulit, Timo Schultz, ka harruar kur ka shënuar fitore! Fitorja e fundit për St. Paulin, daton me 27 shtator me rezultat 4:2 ndaj Heidenheimit.
Që nga 27 shtatori, skuadra nga Hamburgu vuan për fitore apo plot dhjetë ndeshje rresht, ka 4 barazime dhe 6 humbje, duke ia përkeqësuar bilancin në renditje!
St. Pauli sot si vendas pëson humbje të rëndë me rezultat 3:0 nga Fortuna Dyseldorf, në takimin e javës së 13-të të Bundesliga II.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit standard, duke u zëvendësuar në minutën e 61-të.
Zimmermann (10'), Hennings (64') dhe Prib (90+3) shënuan për fitoren e Fortunës.
St. Pauli ka një takim me pak, renditet në pozitën e parafundit (i 17-ti) me 8 pikë apo me një fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, ndërsa Fortuna mban vendin e pestë me 23 sosh. Timo Schultz po kalon ditët më të vështira si trajner!