Vitesse u rikthye te fitorja në Eredivisie

Futboll

Vitesse u rikthye te fitorja në Eredivisie

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:05
Vitesse u rikthye te fitorja në Eredivisie

Pas vetëm 1 pike të grumbulluar në 2 ndeshjet e fundit, Vitesse u rikthye te fitorja në Eredivisie dhe e bëri këtë përballë një rivali direkt si Feyenoord, duke i shkaktuar humbjen e parë në kampionat skuadrës së Dick Advocat.

Në Arnhem vendosi gjithçka një gol i sulmuesit Darfalou, 5 minuta para fundit të pjesës së parë, me këtë të fundit që e pati si një lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë pas asistit të Opendas.

Në pjesën e dytë Feyenoord nuk barazoi shifrat por në fund traversa i tha jo golit të skuadrës nga Roterdami që mbeti në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë që Vitesse u ngjit në kuotën e 29 pikëve, një më pak se PSV-ja e vendit të dytë.

Armando Broja edhe në këtë ndeshje mungoi për shkak të dëmtimit që pësoi disa javë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat