U mbyll pa fitues ndeshja më e rëndësishme e javës së 8-të në grupin A të Kategorisë së Parë mes Burrelit dhe Dinamos.
Blutë kryeqytetas me pikën e marrë në stadiumin Liri Ballabani ruajtën kreun e renditjes të vetëm edhe pas javës së 8-të, por me një pikë më pak se Korabi i vendit të dytë që tashmë ka 16 pikë kundrejt 17 të Dinamos së vendit të parë.
Në Burrel ishin vendasit më kërkues, por skuadra e Camaratës arriti të rezistonte duke marrë një pikë me shumë vlera.
Në ndeshjen tjetër të grupit A, Partizani B mposhti 1-0 Veleçikun me një gol të Peqinit.