Sami Khedira duket se ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë ka nisur stërvitjet me Juventusin për të arritur formën e duhur.
Mirëpo, gjermani nuk është aspak në planet e bardhezinjve, ndaj në jo pak raste ka shprehur dëshirën për të lëvizur në janar.
Në fakt, mendohej se e ardhmja e Kedirës do të ishte në Amerikë, mirëpo duke qenë se trajneri Carlo Ancelotti është në Angli nën drejtimin e Everton, ka ndryshuar mendjen e mesfushorit, transmeton "Super Sport".
Futbollisti dhe trajneri kanë ndarë së bashku një periudhë të mirë te Real Madrid dhe së fundmi, tekniku italian është shprehur se e pret Khediran në Angli pasi gjithnjë e ka vlerësuar si lojtar.
Ndaj, në janar duket se Khedira do të largohet nga Juventusi për të provuar se është ende një futbollist i vlefshëm për të luajtur në nivelet më të larta në Evropë.