Me derbin e zhvilluar ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në “Fadil Vokrri” e cila përfundoi pa fitues me rezultatin 1-1, Superliga e Kosovës i ka dhënë fund kështu edhe sezonit vjeshtor.
Skuadra e Dritës është ajo e cila renditet në kreun e tabelës, dhe njëkohësisht është edhe kampione e vjeshtës me 41 pikë.
Drita përcillet nga Ballkani me 38 pikë në vendin e dytë dhe Prishtina në vendin e tretë me 32 pikë.
Sa i përket pjesës së poshtme, KF Besa e mbyll tabelën me vetëm gjashtë pikë.