Milani ka shënuar fitore dhe ruan kreun në Serie A. Futbollisti Rafael Leao nga Portugalia futet në histori, për golin më të shpejt.
Milani triumfon me rezultat 2:1 në konak të Sassuolos, në kuadër të javës së 13-të.
Leao me shpejtësi futet në 16-sh dhe me goditje të fortë realizon për 0:1 pikërisht në sekondën e shtatë, senzacion.
Në minutën e 26-të, Saelemaekers thellon epërsinë e Milanit, 0:2. Në minutën e 89-të, Berardi ngushton humbjen (1:2).
Milani kryeson renditjen me 31 pikë, ka një më shumë se rivali i përbetuar dhe i përjetshëm Interi, ndërsa Sassuolo zë pozitën e gjashtë me 23 sosh.