Futbollisti nga Kosova, Zymer Bytyqi, i jep fund aventurës në klubin norvegjez Viking.
“Faleminderit Viking, është koha për një aventurë të re!
Kam kaluar pesë vite të mrekullueshme në këtë klub fantastik. Nga sot jam futbollist i lirë dhe si çdo e mirë që e ka një fundi, i erdhi fundi edhe aventurës time me Vikingun.
I nderuar që kam bartur fanellën e kësaj skuadre dhe që kam zhvilluar mbi 200 ndeshje, por është koha për një aventurë të re. Faleminderit klubit, drejtuesve që kam pasur gjatë këtyre viteve, trajnerëve e bashkëlojtarëve.
Mirupafshim. Tani është koha për një klub të ri dhe objektiva të reja”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në facebook.