Ajaxi i Amsterdamit iu përgjigj fitores së një ditë më parë të PSV Eindhovenit (1:4 nda Waalwijk) me suksesin 2:4 në fushën e Den Haag.
Në fakt, “harkëtarëve” iu mjaftoi vetëm pjesa e parë për të hipotekuar tri pikët, pasi të katër golat i shënuan brenda 32 minutave lojë.
E hapi serinë Tadiq, në minutën e 20-të, ndërsa dy minuta më vonë dyfishoi veterani Huntelaar. Labyad sigloi të tretin pa u mbushur gjysmë ore lojë e sërish Huntelaar, pas vetëm dy minutave, realizoi të katërtin dhe të fundit për Ajaxin.
Gjatë pjesë së dytë skuadra e drejtuar nga Ten Hag lëshoi terren, duke pësuar dy gola që mbajnë firmën e Kramer dhe Bourard, por pa rrezikuar fitoren.
Heerenveeni u beafasua 1-2 në fushën e tij nga Heracles, që kaloi në epërsi të dyfishtë falë golave të Burgzorg dhe Knoester, para se të Veeman të shënonte golin e nderit për vendasit.