Freiburgu e ka “demoluar” skuadrën nga kryeqyteti gjerman, Herthën e Berlinit.
Rezultati përfundimtar i takimit të javës së 13-të në Bundesliga ishte 4:1.
Për Freiburgun në lojë u inkuadrua mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi.
Ky i fundit hyri në lojë krejt në fund të përballjes, saktësisht në minuën e 91-të.
Pas vetëm tre minutave të inkuadrimit, Freiburgu shënoi golin e fitores me Petersenin nga pika e bardhë e penalltisë.