Manchester Utd i shkakton debakël me rezultat 6:2 Leeds-it.
Futbollisti Scott McTominay ka treguar angazhim të madh dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënojë dy herë për dy minuta në portën e Leeds-it.
Manchestr Utd nuk e kursen rivalin, duke e mbushur rrjetën e tyre.
Tre pikë që nuk maten as me ari për 'Djajtë e Kuq', që synojnë titullin kampionit.
Për Manchester Utd shënuan McTominay (2’ e 3’), Fernandes (20’ e 70’-nga penalltia), Lindelof (37’), James (66’), dhe për Leeds realizuan Cooper (42’) dhe Dallas (73’).
Shqiptari Ezgjan Alioski, anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, u paraqit standard për Leeds-in, por nuk patën fuqi që ta shmangin debaklin në “Old Trafford”.
Pas javës së 14-të në Premier League, Manchester Utd renditet në vend të katërt me 26 pikë, ka një takim dhe pesë pikë me pak se lideri Liverpooli, ndërsa Leeds zë pozitën e 14-të me 17 sosh.