Dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Interi dhe Milani po vazhdojnë të zhvillojnë një luftë të ashpër në këtë edicion ku vetëm një pikë po i ndan mes tyre, derisa skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli po e kryeson renditjen tabelare edhe pas xhiros së 13-të të Serie-A.
Milano sot triumfoi me rezultat 1-2 kundër Sassuolos me golat e realizuar nga Leao dhe Saelemaekers, derisa Berardi realizoi për skuadrën vendase.
Nga ana tjetër, Interi fitoi po ashtu me rezultat të njëjtë, 2-1 në “Giuseppe Meazza” kundër Spezias me golat e Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakut, ndërsa për Spezian realizoi Piccoli në minutat shtesë të takimit.
Pra, Milani kryeson me 31 pikë dhe ndiqet nga Interi me 30 pikë.