Ole Gunnar Solskjaer ia kushtoi fitoren e Manchester United ndaj Leeds United tifozëve të munguar vendas, duke dashur që ata të kishin qenë brenda në “Old Trafford” për të parë një shfaqje fantastike.
“Djajtë e Kuq” u ngjitën në vendin e tretë në Premier League, me pesë pikë më pak se Liverpooli në vendin e parë si dhe me një lojë më pak të zhvilluar, falë një triumfi me rezultat 6-2 të Dielën ndaj Leeds Unitedit, përcjell KosovaPress.
"Kjo ishte fantastike," tha Solskjaer për “Sky Sports”. "Nga minuta e parë ne kishim një plan për t'i ndjekur ata, për të shkuar përpara kur kemi marrë topin, dhe natyrisht Scott realizoi dy gola në tre minutat e para - një fillim i shkëlqyeshëm i lojës.”
"Vetëm imagjinoni nëse do të kishin qenë 75,000 njerëz këtu - do të kishte hyrë në histori si një nga paraqitjet e shkëlqyera të Manchester United kundër Leeds në shtëpi".
“Kemi punuar në disa aspekte taktike para kësaj ndeshjeje dhe mendoj se mund t’i shënonim deri në 12 gola sot”, tha në fund Solskjaer.