Trajneri i Interit, Antonio Conte, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Spezias me rezultat 2-1 si dhe ka thënë se ai e mirëpret faktin se Interi ka krijuar një qëndrueshmëri të rezultateve në javët e fundit.
Goli i Achraf Hakimit dhe një penallti e shndrruar në gol nga Romelu Lukaku siguruan fitoren në “Giuseppe Meazza”, ndërsa Roberto Piccoli realizoi golin e vetëm për skuadrën mysafire në çastet e fundit të ndeshjes.
"Kjo është fitorja jonë e gjashtë me radhë në Serie A dhe ne e mirëpresim këtë lloj qëndrueshmërie, pasi na lejon të qëndrojmë në vendet e para të tabelës," tha Conte për “Sky Sport Italia” pas ndeshjes
“Ne e dinim që sot mund të jetë një ndeshje e komplikuar, pasi Spezia janë të mirë-organizuar, u përpoqën të mbyllnin hapësirat dhe të dilnin në kundërsulm me disa sulmues shumë të shpejtë.”
"Ne nuk i lejuam shumë, por gjithashtu as nuk krijuam shumë në pjesën e parë. Sidoqoftë ishte një fitore e mirë, veçanërisht duke marrë parasysh se është ndeshja jonë e nëntë me radhë që luajmë çdo tre ditë. Ka mbetur një tjetër ndeshje para pushimit, ka një pak lodhje, por ne duhet të shtrëngojmë dhëmbët.”, tha në fund Antonio Conte.