Sampdoria kishte kontaktuar me përfaqësuesit e Mërgim Berishës për mundësinë e transferimit të këtij të fundit në Serie A.
Sampdoria kishte përgatitur gjithçka që Mërgim Berisha të bashkohej me klubin, por tentativa ishte bllokuar nga zyrtarët e klubit.
E gjitha kjo ndodhi pasi që Salzburg kërkonte shtatë milionë euro dhe ekipi italian e konsideroi si kërkesë tepër të lartë dhe të pa arritshme.
Kshtu që marrëveshja kolapsoi, dhe Berisha mbeti në Austri.
Mërgim Berisha ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola në 10 paraqitje në ligë gjithashtu ka katër gola në tetë ndeshje ne Ligën e Kampionëve.